Njihuni me ekipin dhe misionin tonë
Mburoya është kompania lidere në Kosovë për shërbime të dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit.
Me mbi 15 vite eksperiencë në industri, ne ofrojmë zgjidhje profesionale dhe të sigurta për eliminimin e dëmtuesve nga çdo lloj ambienti - qoftë shtëpi, biznes, fabrikë apo institucion publik.
Ekipi ynë i trajnuar dhe i çertifikuar përdor vetëm produkte cilësore që janë të sigurta për njerzit, kafshët shtëpiake dhe mjedisin, duke garantuar rezultate të qëndrueshme.
Ofrimi i shërbimeve të kualitetit të lartë me produkte ekologjike dhe të çertifikuara.
Duke u bazuar në arritjet më të fundit të shkencës dhe praktikës, qëllimi ynë është ofrimi i mbrojtjes sanitare ekologjike me përdorimin e produkteve inovative dhe efikase sipas rregulloreve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Angazhimi ynë për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm
Mbrojtja, ruajtja dhe përmirësimi i ambientit për detyrat sanitare, me implementim profesional, cilësor dhe të sigurt të shërbimeve.
Pajtueshmëri me legjislacionin aktual dhe përmirësim i vazhdueshëm i menaxhimit mjedisor në të gjitha aspektet.
Ndërtimi i marrëdhënieve partneriteti me klientët, furnizuesit dhe bashkësinë për përfitim të ndërsjellë.
Parandalim maksimal i ndotjes mjedisore dhe ndërgjegjësim i lartë për shëndetin publik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Rritje e vazhdueshme e efikasitetit dhe sigurisë në punë, duke reduktuar ndikimin negativ mjedisor.
Përdorimi i teknologjive dhe metodave më të fundit për rezultate optimale dhe të qëndrueshme.
Arsyet pse klientët na besojnë
Me përvojë të gjerë në industri, kemi zgjidhur mijëra raste me sukses.
Përdorim vetëm produkte të sigurta për njerzit dhe mjedisin.
Garantojmë rezultate të qëndrueshme për çdo shërbim.
Jemi të gatshëm për emergjenca në çdo kohë.
Ofrojmë çmime të arsyeshme pa kompromis në cilësi.
Konsultim falas dhe mbështetje pas shërbimit.
Standardet ndërkombëtare që na dallojnë
Sistem i menaxhimit të cilësisë - garanton shërbime konsistente dhe cilësore
Sistem i menaxhimit mjedisor - minimizim i ndikimit në mjedis
Sistem i menaxhimit të integruar - procese të koordinuara
Sistem i menaxhimit të sigurisë së trafikut
Menaxhim i shëndetit publik dhe sigurisë në punë
Të gjitha licensat e nevojshme dhe lejet e importit
Jemi distributor i autorizuar me gamë të gjerë produktesh profesionale