Dezinfektim

Procedura për reduktimin e mikroorganizmave patogjene në sipërfaqe, lëngje dhe ajër

Dezinfektimi është i domosdoshëm për parandalimin e sëmundjeve infektive në objekte banimi, tregtare dhe institucionale. Përdorim produkte të licensuara ndërkombëtarisht sipas rregulloreve të OBSH.

Dezinsektim

Masat për reduktimin, ndalimin e shumimit ose shkatërrimin e insekteve të dëmshme

Insektet e dëmshme transmetojnë sëmundje infektive, shkaktojnë reaksione alergjike dhe efekte toksike, si dhe dëmtojnë ushqimet. Përdorim metoda mekanike, fizike, biologjike dhe kimike për eliminim të plotë.

Deratizim

Masat për reduktimin e popullatës së brejtësve dhe dëmtuesve të mëdhenj

Brejtësit mund të mbartin dhe përhapin afërsisht 35 sëmundje. Deratizimi është i rëndësishëm për parandalimin e agjentëve infektivë dhe dëmtimit të depove në shtëpi, biznese dhe zona të jashtme.

Keni problem me dëmtues?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë të zgjidhni çdo problem profesionalisht.

Rezervo Shërbimin
Na shkruani në WhatsApp